Paketa Kurrikulare e Arsimit Bazë- Diskutimi Publik

Ftohen të gjithë mësuesit, përfaqësues të DAR/ZA-ve dhe aktorë të tjerë të interesuar të jenë kon...

Programet Orientuese të Maturës Shtetërore 2012-2012

  Programe Orientuese 2012- 2013   Programet Orientuese Bërthamë 2012-2013 Programet Orien...

Akreditimi i programeve trajnuese, lista e moduleve të akredituara

Procesi i trajnimit të punonjësve arsimore në institucionet arsimore është konsideruar si priorite...

Reforma e Kurrikulës në Arsimin Bazë

Vlerësimet e kurrikulës aktuale të arsimit bazë kanë evidentuar një sërë mangësish në konceptimin ...

Misioni

Misioni i IZHA-s është që t’u ofrojë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe institucioneve arsimore të të gjitha niveleve ekspertizë dhe këshillim me nivel të lartë profesional, të mbështetur në rezultatet e punës kërkimore-studimore dhe praktikës së arsimit.
Reforma kurrikulare e arsimit bazë dhe diskutimi publik i paketës kurrikulare

Reforma kurrikulare është një nga aspektet më të rëndësishme të reformës së arsimit bazë. Hapi kryesor në këtë proces reformues është hartimi i kurrikulës kombëtare për klasat 1-9. Kurrikula e re kombëtare kombinon si përmbajtjet e vlefshme që rrjedhin nga traditat e arsimit shqiptar, ashtu dhe prirjet e sotme europiane të zhvillimit të kurrikulës së arsimit bazë.


Në kuadër të kësaj reforme është përgatitur paketa e plotë kurrikulare për arsimin fillor (klasa 1-6) dhe arsimin e mesëm të ulët (klasa 7-9). Duke u bazuar në kërkesat e realitetit dhe në prirjet themelore të arsimit në rajon e në botë, reforma aktuale kurrikulare në vendin tonë veçon si përparësi themelore, afatgjata:

Lexo me shume...
 
Programet e Kualifikimit

 

Mësuesit që këtë vit do ti nënshtrohen testimit për marrjen e shkallëve të kualifikimit mund të gjejnë programet e kualifikimi sipas lëndeve këtu.

 

 
Thirrje për pjesmarrje në konferenca

 

Në kuadër të bashkëpunimit me programet Pestalozzi Instituti I Zhvillimit të Arsimit shpall thirrjen për pjesëmarrje në konferencat e organizuara nga këshilli I Europës sipas materjaleve bashkëngjitur.

 

Lexo me shume...
 
Njoftim

 

PËR PARAQITJEN E APLIKIMEVE PËR TË FITUAR TË DREJTËN E TRAJNIMIT PËR PROGRAME/MODULE PROGRAMESH TRAJNIMI PRANË KAT

Komisioni i Akreditimit të Programeve të Trajnimit (KAT), i ngritur me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, në zbatim të Rregullores për Sistemin e Akreditimit të Programeve të Trajnimit, njofton të gjitha agjencitë trajnuese të interesuara se fillon periudha e aplikimit për të akredituar programet/modulet e trajnimit sipas listës së programeve të trajnimit të punonjësve arsimorë.

Lexo me shume...