Historiku PDF Print E-mail

Instituti i Zhvillimit të Arsimit, IZHA, është institucion i ri , i krijuar si institucion publik, në varësi të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, mbi bazën e Institutit të Kurrikulave dhe Trajnimit në mars të vitit 2010, por zanafilla e këtij institucioni, me atribute ekspertimi, këshillimi dhe studimi në arsim, nis shumë më herët, që nga viti 1965.
Në këtë vit, themelohet në Tiranë Instituti i Studimeve dhe Botimeve që funksionoi kryesisht si drejtori e botimeve shkollore, fillimisht me 5 dhe më pas me 10 specialistë.
Në 1970, ngrihet si institucion më vete Instituti i Studimeve Pedagogjike, i cili, fillimisht u organizua në 3 sektorë shkencorë dhe më pas u riorganizua në vitin 1983 në 7 sektorë shkencorë.

 

Instituti i Studimeve Pedagogjike funksionoi deri në vitin 2003 dhe luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit në Shqipëri.Në shtator të vitit 2003 Instituti i Studimeve Pedagogjike, me qëllim specializimin më të ngushtë institucional , u nda në dy institucione të reja të pavarura: Instituti i Kurrikulave dhe Standardeve (IKS) dhe Qendra e Trajnimit dhe Kualifikimit për Arsimin (QTKA). Të dyja këto institucione të reja realizonin se bashku detyrat e Institutit të Studimeve Pedagogjike në dy fusha bazë të veprimtarisë së tij, atë të zhvillimit të kurrikulave dhe të trajnim – kualifikimit të stafit arsimor.

 

Për shkak të kërkesës së një bashkërendimi më të mirë midis këtyre veprimtarive arsimore dhe në kuadër të reformave në arsim, në tetor të vitit 2007, u ngrit Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit(IKT) i organizuar në dy drejtori: drejtoria e Zhvillimit të Kurrikulës dhe Standardeve dhe drejtoria e Trajnim-Kualifikimit. IKT dha një kontribut me vlerë në kryerjen e reformave arsimore të kësaj periudhe si psh reforma e gjimnazit, reforma e trajnim-kualifimit, lidhjen dhe bashkëpunimin e institucionit me organizma të tjerë analogë jashtë vendit.

 

Në muajin mars të vitit 2010, për të zgjeruar misionin e IKT përtej çështjeve të kurrikulës dhe të trajnimit në arsimin parauniversitar, për të reflektuar më mirë ndaj objektivave të zhvillimit të arsimit shqiptar dhe për të mbështetur politikat arsimore dhe reformat në të gjitha nivelet e arsimit, u krijua Instituti i Zhvillimit të Arsimit, (IZHA), i organizuar në drejtori dhe sektorë që i përgjigjen më mirë zhvillimeve të reja arsimore. Instituti tashmë ka zgjeruar fushën e vet të veprimtarisë shkencore. Ai funksionon mbi bazën e tri drejtorive: Drejtoria e Kurrikulës, Standardeve dhe Kualifikimit; Drejtoria e Didaktikës dhe Teknologjive në Mësimdhënie dhe Drejtoria e Zhvillimit të Politikave Arsimore.

 

Na ndiqni në Facebook

Facebook

Vizitorët

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot312
mod_vvisit_counterDje1045
mod_vvisit_counterKëtë javë312
mod_vvisit_counterJavën e shkuar9899
mod_vvisit_counterKëtë muaj312
mod_vvisit_counterMuajin e shkuar38205
mod_vvisit_counterTotali355404

Today: Sep 01, 2014