Analiza e politikës arsimore nisi në vitin 2015 në Republikën e Shqipërisë, duke pasur si qëllim të mbështesë vizionin e vendit për reformën arsimore dhe aspiratat e tij kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Marrëdhëniet e qëndrueshme të Shqipërisë me UNESCO-n, si një partner kyç ndërkombëtar për zhvillim, përbëjnë një rast ideal për bashkëpunim teknik për APA-n. Duke u mbështetur në ekspertizën e UNESCO-s, raporti i analizës së politikës arsimore (APA) jep një analizë të bazuar në fakte për harmonizimin e përpjekjeve të vazhdueshme për reformat kombëtare dhe në angazhimin e Shqipërisë për arritjen e synimeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm (SZHQ/SDG), veçanërisht në fushën e arsimit. Duke synuar arsim të barabartë,
gjithëpërfshirës dhe cilësor, si dhe duke përkrahur mundësitë për të mësuarin gjatë gjithë jetës për të gjithë, Shqipëria po hap rrugën për reforma afatgjata drejt integrimit në BE dhe do të rradhitet me SDG4-Education 2030.