Misioni i kesaj drejtorie eshte te zhvilloje pune kerkimore-studimore, te zhvilloje kurrikula te arsimit parauniversitar dhe te ofroje ekspertize e keshillim per institucionet arsimore te te gjitha niveleve. Gjithashtu, kjo drejtori eshte e ngarkuar edhe me objektivin e zhvillimit dhe ofrimit te programeve dhe standardeve ne fushen e zhvillimit profesional te personelit arsimor.

Drejtoria e Kurrikulës, Standardeve dhe Kualifikimit

Sektori i Kurrikules

Detyrat

Te hartoje dhe te zhvilloje kurrikulat zyrtare te arsimit parauniversitar (Kurrikulat e niveleve arsimore, te fushave kurrikulare dhe kurrikulave lendore).
Te kryeje studime dhe kerkime ne fushen e zhvillimit te kurrikules.
Te hartoje materiale mbeshtetese per zbatimin e kurrikules ne shkolle.
Te ofroje ekspertize e keshillim per institucione arsimore te te gjitha niveleve ne fushen e zhvillimit te kurrikules, mbeshtetur ne rezultatet e punes kerkimore dhe te praktikes ne arsim.

Bashkepunetoret

Drejtoria e Arsimit Parauniversitar prane Ministrise se Arsimit dhe Sportit.
Drejtorite Arsimore / Zyrat Arsimore.
Shkollat (drejtuesit, mesuesit dhe nxenesit).
Prinderit dhe komuniteti.
Institucione publike dhe private te arsimit parauniversitar (shkolla).
Institucione te arsimit te larte publik dhe privat.

Sektori i Kualifikimit dhe Karrieres

Detyrat

Te zhvilloje programe dhe materiale ne ndihme te kualifikimit te personelit arsimor.
Te menaxhoje procesin e testimit te personelit arsimor.
Te analizoje rezultatet e kualifikimit te personelit arsimor.
Te hartoje dhe te nxise zbatimin e standardeve profesionale te personelit arsimor.
Te kryeje studime dhe kerkime ne fushen e zhvillimit profesional dhe te karrieres se personelit mesimor.

Bashkepunetoret

Drejtoria e Arsimit Parauniversitar prane Ministrise se Arsimit dhe Sportit.
Drejtorite Arsimore / Zyrat Arsimore.
Shkollat (drejtuesit, mesuesit dhe nxenesit).
Prinderit dhe komuniteti.
Shoqata te mesuesve dhe te prinderve.
Institucione analoge ne Evrope dhe ne bote..

Kualifikimi i Drejtuesve te Institucioneve Arsimore

Se shpejti drejtuesit e shkollave si dhe ato qe aspirojne te jene drejtues, do te kene mundesi te perfshihen ne provimin e kualifikimit te drejtuesve te institucioneve arsimore. I gjithe ky proces behet ne perputhje me rregulloren Nr 7170/1 date 22.11.2010 “Per kualifikimin e drejtuesve te institucioneve arsimore”. Pergatitja per provim behet ne baze te “Programit te zhvillimit profesional per kualifikimin e drejtuesve te institucioneve arsimore ne arsimin parauniversitar”.